Basketboll

RAHOVECI MPOSHTET EDHE NË NDESHJEN E TRETË TË BIBL

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Rahoveci e ka pësuar edhe disfatën e tretë rresht në debutim në Ligën Ballkanike.

”Vreshtarët” kanë pësuar disfatë në Bullgari nga Academic Bultexi me rezultatin 95-78.

Duhet thënë se fituesi i këtij dueli u përcaktua në pjesën e parë, për faktin se “vreshtarët” dy çerekët e parë të ndeshjes i humbën thellë(25-21, 27-12) dhe në pjesën e dytë, përkundër tentimeve, ndeshja më nuk u kthye në favorin e tyre, përkundër tentimeve të shumta, pësuan disfatë të thellë.

Alban Veseli me 19 pikë e Justin Gray me 16 pikë, ishin lojtarët më të dalluar tek Rahoveci sonte.

Tek Academici në fitore spikatë, Shakir Smith me 20 pikë e Vasil Bachev me 19 pikë.

Në debutimin e Rahovecit në Ligën Ballkanike, kjo është humbja e tretë për ta, nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Komentet janë të mbyllura.