Basketboll

BASHKIMI FITON KRYENDESHJEN NDAJ TREPÇËS SË PAFUQISHME

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka fituar kryendeshjen e xhiros, ndaj Trepçës së Mitrovicës.

Në “Sezai Surroi” të Prizrenit, “Arpagjikt” kanë mposhtur rivalin e moqëm, Trepçën e Mitrovicës me shifrat e përgjithshme 80-65.

Sa i përket historikut të ndeshjes, ishte Trepça ajo që e nisi më mirë, duke avancuar lehtë pas çerekut të parë, ndërsa në atë të dytë, Bashkimi u rikthye në lojë dhe përpos periodës e fitoi edhe pjesën e parë.

Loja e ngushtë dhe interesante vazhdoi edhe në pjesën e dytë, me Bashkimin që e fitoi ngushtë çerekun e tretë, ndërsa në fund Bashkimi fitoi edhe çerekun e katërt 18-14, për ta festuar fitoren në fund.

Individët më të dalluar në fitoren e sontme të Bashkimit ishin, Terik Brigdeman me 29 pikë, Corey Ross me 18 pikë e Stevie Clark me 10 pikë.

Tek Trepça u dalluan, Besnik Azemi me 25 pikë e DJ Hanes me 18 pikë.

Kjo është fitorja e tetë e Bashkimit, krahas dy disfatave sivjet, ndërsa Trepça sonte pësoi edhe humbjen e shtatë sonte, krahas vetëm dy fitoreve.

Komentet janë të mbyllura.