Basketboll

Triumfi i 16-të i Z Mobile Prishtinës sivjet mposhtur Lipjanin 121-66 (Video)

Z Mobile Prishtina ka shënuar fitore të lehtë duke e mposhtur Lipjanin 121-66, në javën e 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Nga 10-të lojtarë sa ishin paraqitur në skuadër, gjashtë prej tyre arritën pikë dyshifrore për kryeqytetasit.

Më efikasi ishte Dardan Berisha që shënoi 27 pikë, 18 prej të cilave nga distanca prej 3 pikë.

Vec tij u vecua edhe Divine Myles  që takimin e mbylli me dyshifrorë të dyfishtë prej 17 pikëve e 12 asistimeve, ndërsa ishte afër të shënoi edhe dyshifrorin e trefishtë por i munguan dy kërcime.

Një tjetër double double, atë me pikë dhe kërcime e realizoi alo-qendra Denis Krestinin.
 Ai shënoi 15 pikë e 10 kërcime dhe njëherësh kontribuoi me nga tre asistime, tre topa të vjedhur dhe tri bllokada.

E pikë dyshifrore arritën edhe DeMario Mayfield 18 sosh;  si dhe dyshja vendore Krasniqi – Rugova.

I riu Rilind Krasniqi veç 11 pikëve shtoi edhe 7 kërcime e 3 asistime kurse Fisi luajti me 10 pikë

Për Lipjanin më së shumti u dallua amerikani James Johnson  i cili në debutimin e tij te skuadra e re, realizoi 23 pikë, prej tyre 7 treshe.

Me lojë të mirë te mysafirët u dallua edhe playmekeri Musab Mala i cili u kthye nga lëndimi dhe shënoi 14 pikë e 5 asistime.

Fituesi i këtij takimi u vendos qysh në cerekun e parë në të cilin prishtinasit krijuan epërsi 20 pikëshe, 39 – 19.

Për dallim nga ndeshje në mesjavë në Europë Cup ndaj Oliver Ëurzburg basketbollistet vendasit ishin shumë të saktë nga gjuajtjet nga distanca, e në çerekun e parë shkëlqyen dyshja Berisha – Mayfield.

Lojë e njejte vazhdoi edhe në 10 minutshin e dytë gjatë të cilit prishtinasit shënonin pikë të lehta pasi mbrojtja e Lipjanit pothuajse nuk egzistonte fare dhe epërsia e vendasve pas 20 minutave të para shkoi në plus 33.

Saktësia e lartë nga gjuajtjet për tre e basketbollisteve vendas vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe në fund, takimin e mbyllen me plotë 16 tre-pikësha.

Në këtë element të lojës nuk qëndroi keq as Lipjani pasi realizoi 11 treshe, prej tyre si thamë, Johnson i shënoi shtatë por statistikë e tmerrshme për ta ishin topat e humbur pasi ata quan dëm plotë 18 të tillë.

Ishte ky triumfi i 16-të i Z Mobile Prishtinës sivjet që mbetet e pamposhtur, kurse Lipjani pësoi edhe disfatën e 14-të cka e lë atë në pjesën e ftoftë të tabelës.

Komentet janë të mbyllura.