Basketboll

FINAL8 Kupa e Kosovës: Vllaznimi-Istogu (79-66)

Fitues i edicionit inaugurues të Kupës së Ligës së Parë të Basketbollit Kosovar, është ekipi i cili sapo u formua sivjet: Fernoikeli.

Kupa e parë në histori të basketbollit në vendin tonë shkoi në vitrinat e Feronikelit i cili në finale mposhti Vëllaznimin me rezultat maksimalisht të ngushtë, 81:80.

Në fakt, Fernikeli deri tek ky trofe erdhi po thuaj në mënyrë identike dhe me rezultat gati të njëjtë sikurse kishte mposhtur edhe Penzën në gjysmëfinale, me rezultat 80:79.

Ishte kjo një ndeshje tejet dramatike nga fillimi deri në sekondat e fundit, ku Fernoikeli konsiderohej si favorit i madh, sidomos pas fitores prej 41 pikëve në ligë, dy javë më parë…mirëpo gjakovarët nga fillimi i lojës u treguan arrë shumë e fortë dhe udhëheqën pjesën më të madhe të lojës por në fund, ky trofe ju iki përpak.

Në kte fitore të Feronikelit katër lojtarë shënuan pikë dyshifrore.

Më efikasi ishte Mustaf Merovci që përpak nuk shënoi double double dhe finale e përmbylli me 20 pikë e 9 kërcime ndërsa dy ish lojtarët e Pejës, Beq Kovaci dhe Arti Hajdari shtuan nga 18 pikë secili. Në fakt, edhe Artit i mungoi njën kërcim për dyshifror të dyfishtë pasi që edhe ai, përveq 18 pikëve shtoi 9 kërcime dhe  pati edhe 5 asistime.

Nga ana tjetër te Vëllaznimi më i dalluari Edmond Kryeziu, i cili ndeshjen e përmbylli me 25 pikë, prej tyre 4 treshe ndërsa kërceu 6 herë dhe pati 2 asistime.

Amerkani Taaj Ridley bëri edhe një shfaqje të mirë në fanellën e Vëllaznimit duke kontribuar me

21 pikë kurse patjetër duhet veçuar edhe dyshen fenomenale Ardit  Memqaj dhe Arjan Balluku që realizuan shifra fenomenale.

Arjan Baluku përpak sa nuk realizoi triple double pas ii mungoi vetëm një asistim dhe ndeshjen Finale e përmbylli me 14 pikë e 12 kërcime dhe 9 asistime kurse Memqaj i cili poashtu shënoi 14 pikë pati edhe 9 kërcime

Sa i përket ndeshjes, Vëllaznimit i takuan çerekët 1 dhe 2, kurse Feronikelit 3 dhe 4, por çereku i fundit ishte vemdimtar për fituesin e parë të Kupës së Ligës së Parë në basketbollin kosovar, pasi që në fund me plotë meritë i takoi ekipit nga Drenasi.

Në çerekun e parë të dyja skuadrat shfaqën lojë të nivelizuar. Epërsinë më të lartë këtë ndeshje e pati Feronikeli +4, kurse gjatë këtij 10-minutëshi rezultati i barazua plotë 7 herë.

Në çerekeun e dytë, kur kishin mbetur 2 minuta e 59 sekonda rezultati u barazua nga amerikani Ridley në 38 me 38, por më pas Vëllaznimi pati seri prej 8 me 2, kështu, semafori tregonte rezultatin përfundimtar i 20 minutave të para, Vëllaznimi – Feronikeli 46 me 40.

Në çerekun e tretë sërish patëm lojë të balansuar dhe të dyja skuadrat bën shumë gabime në fazën e sulmit.

Çereku i fundit ishte interesant dhe shumë dramatic.

Fillimisht Ridley me këtë shënim e krijoi epërsinë e Vëllaznimit +7, 70 me 63 kur kishin mbetur 5 minuta e 11 sekonda deri në fund.

Në vazhdim, Feronikeli ndermori seri prej 7 me 0, duke barazuar rezultatin ne 70 me 70,  3 minuta e 14 sekonda pa përfunduar ndeshja.

Nga ky çast , skuadrat vazhdimisht ndërroheshin në epërsi dhe betja zhvillohej kosh për kosh.

Interesant ishte momenti kur Kryeziu i Vëllznimit shënoi treshe për 74:72 në çka u përgjigj Hajzeri menjëherë me treshe në anën tjetër për ta riokthyer rezultatin në favor të Niklit, 74:75 dhe kështu shkoi luifta der 13 sekonda para përfundimit, kur Vëllaznimi ishte në epërsi minimale prej 80:79 por, në këtë moment, Beq Kovaqi ndalet në mënyrë të palejuar dhe i realizon të dy gjuajtjet e lira për t’i dhënë fitoren Feronikelit dhe për ta shpall fitues të trofeut të parë në histori të basketbollit kosovar, të Kupës së  Ligës së Parë.

Krejt në fund medaljet u shpërndanë nga Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija, kurse kupën kapitenit të Feronikelit, Mustaf Merofci i’a dorëzoi drejtori i Euroing-ut, Kujtim Thaqi.Asist/

 

Komentet janë të mbyllura.