Under Header

spot_img

Bora dhe Bashkimi përballen sonte në ndeshjen e katërt gjysmëfinale

spot_img

Gjysmëfinalet e “play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll vazhdojnë sonte me ndeshjen e katërt ndërmjet KB Bora dhe KB Bashkimi.

Seria aktuale është 2-1 në favor të prizrenasve, ndërsa skuadra që arrin tri fitore siguron kualifikimin në finalen e madhe. Kjo e bën përballjen e sontme tejet të rëndësishme për të dy ekipet.

Bashkimi ka mundësinë që sonte ta mbyllë serinë dhe të sigurojë finalen, ndërsa për Borën kjo ndeshje është vendimtare, pasi vetëm fitorja e mban në garë dhe do ta dërgonte serinë në ndeshjen e pestë.

Takimi zhvillohet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:30.

Drejtësinë në këtë përballje do ta ndajnë boshnjaku Ademir Zurapoviç, maqedoni Ivan Mijalkovski dhe gjyqtari kosovar nga Mitrovica Ngadhnijm Shabani.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes dhe rivalitetin e treguar deri më tani, pritet një tjetër duel i fortë dhe shumë interesant në kryeqytet. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme