Under Header

spot_img

Ademir Zurapoviç rikthehet në “play-off”, do të gjykojë ndeshjet vendimtare

spot_img

Gjyqtari i njohur Ademir Zurapoviç rikthehet në “play-off”-in e sivjetmë në basketbollin kosovar, pas disa ndeshjeve mungesë.

Boshnjaku pritet të jetë në parket nesër dhe pasnesër, pikërisht në përballjet që mund të jenë vendimtare për fatin e gjysmëfinaleve, aty ku Bashkimi dhe Trepça, kanë aktualisht epërsi 2-1 në seritë respektive ndaj Borës dhe Pejës.

Në ndeshjen e radhës mes Bashkimit dhe Borës, Zurapoviç do të ndihmohet nga Ivan Mijalkovski dhe Ngadhnijm Shabani.

Rikthimi i tij nuk kalon pa u komentuar, pasi Zurapoviç ka qenë shpesh subjekt i kritikave për vendime të diskutueshme në basketbollin kosovar, madje në disa raste nga ekspertët është vlerësuar se gabimet e tij kanë ndikuar edhe në epilogun final të ndeshjeve të “play-off”-it në basketbollin kosovar.

Megjithatë, pavarësisht këtyre kritikave, atij po i besohen sërish ndeshje me peshë të madhe në fazën më të rëndësishme të kampionatit kosovar.

Ndërkohë, AsistiOnline.com ka kërkuar një opinion edhe nga Federata e Basketbollit e Kosovës lidhur me përzgjedhjen e vazhdueshme të gjyqtarit boshnjak, përkundër pakënaqësive.

Nga FBK është theksuar se përzgjedhja e tij dhe të tjerëve po bëhet mbi bazën e kritereve profesionale dhe në kordinim me FIBA-n.

”Të gjithë referët e angazhuar janë të licencuar nga FIBA dhe përzgjedhja e tyre realizohet në koordinim me FIBA-n dhe federatat përkatëse nacionale, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Përzgjedhja e referëve bëhet mbi bazën e kritereve profesionale, përvojës ndërkombëtare dhe vlerësimeve përkatëse. Angazhimet e përsëritura janë rezultat i këtyre kritereve dhe i disponueshmërisë, në përputhje me nevojat e garës. Të gjitha situatat e diskutueshme trajtohen në kuadër të mekanizmave të brendshëm të FBK-së, përmes analizave profesionale që kanë për qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të procesit të gjykimit”, është thënë në përgjigjen e FBK-së për AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme