Basketboll

Ponte Prizreni fiton derbin ndaj Trepçës në “Minatori”

Ponte Prizreni e ka fituar derbin e xhiros se 20-të ndaj Trepçës në “Minatori” i cili pati përfundim dramatik. Prizrenasit fituan me rezultat të ngusht 81 me 79, duke e përmirësuar bilancin në ndeshjet direkte kundër Trepçës ktë sezonë në Superligë në 2 me 1, ndërsa kjo ishte fitorja e dhjetë sezonale për Ponten.

Ishte kjo një ndeshje me shumë spektakël edhe pse në palestër nuk kishte publik pasi Trepça ishte dënuar të luaj një ndeshje me sallë të zbrazët pas incidenteve në ndeshjen ndaj Rahovecit.

Lider në këtë fitore të prizrenasve ishte Malkolm Canada me 27 pikë, 4 kërcime, 4 asistime, 2 topa të vjedhur dhe një bllokadë. Pikë dyshfishfrore realizuan edhe treshja, Elliot Cole, Qëndrim Ajazaj dhe Blend Matoshi. Cole e mbylli ndeshjen me 16 pikë, ndër to 4 treshe dhe kontribuoi me 4 asistime, 2 topa të vjedhur dhe 1 kërcim. Kapiteni Ajazaj shënoi 13 pikë, 6 kërcime e 1 bllokadë, kurse Matoshi shtoi 10 pikë,  kërceu 4 herë dhe bëri një bllokadë.

Qendrës Urim Zenelaj i cili pati numër fantastik të kërcime, plotë 18 sosh, i munguan vetëm dy pikë për ta përfunduar duelin me double double. Kontributi i gjigantit prizrenas në kte fitore ishte 8 pikë e 18 kërcime ndërsa shpërndau edhe tri bllokada.

Nga ana tjetër te Trepça më efikasi ishte fundori Aron Anderson, të cilit i munguan 3 asistime për dyshifror të dyfishtë dhe ai në këtë kontribuoi me 29 pikë e 7 asistime ndërsa pati edhe dy dyshe, 2 kërcime e 2 topa të vjedhur. Basketbollisti tjetër i vetëm i Trepëës që shënoi pikë dyshifror në këtë duel ishte Samir Zekiqi. Samiri në këtë ndeshje realizoi 16 pikë dhe 5 kërcime, ndërsa vodhi 2 topa dhe bëri 1 bllokadë. Paraqitje modeste pati edhe dyshja Imer Tahiri e Burim Zekiqi. Derisa Imeri ndeshjen e përmbylli me 9 pikë, që të gjitha nga 3 tentimet e sakta për treshe , ai shtoi edhe 5 kërcime, 4 asistime dhe vodhi 3 topa.

Vëllau i mesëm Zekiqi, Burimi, në përballje me prizrenas shënoi 7 pikë, 5 kërcime, asistoi 2 herë dhe vodhi 1 top.

Sa i përket ndeshjes, Trepça pati seri fillestare prej 5 me 0, pas 2-pikëshit të Ridgeëay dhe treshës së Samir Zekiqit por Ponte Prizreni u përgjigjë gati në mënyrë identike me seri prej 6 me 1 dhe pas kësaj dysheje të Canada-së, semafori tregonte: 6 me 6. Që nga ky moment rezultati u barazua vetëm edhe një herë, kur kishin mbetur 6 minuta e 56 sekonda deri në fund të 10-minutëshit të parë, pas këtij 3-pikëshi nga Samir Zekiqi.

Në vazhdim të ndeshjes, Ponte Prizreni e mori tërsisht nën kontroll lojën. Kur në semafor kishin mbetur 1 minutë e 49 sekonda deri në fund të çerekut të parë, pas këtyre 2 pikëve të Ualler, Ponte krijoi epërsinë maksimale prej +12, 13:25. Me këtë nuk u pajtuan vëllezërit Zekiqi të cilët realizuan një mini seri tjetër prej 7-0 për mitrovicasit. Samiri realizoi 2 dhe Ramadani 5 pikë për ta përmbyllur çerekun e parë me rezultat 20:25, plus 5 pikë në favor të mysafirëve. Në çerekun e dytë skuadrat bënë shumë gabime në sulm dhe efikasiteti ishte shumë i dobët ndërsa këtë 10-minutësh Trepça e përmbylli në favor të vetin me  14:12 për ta zbutur disavantazhin e përgjithshëm në minus 3 pikë.  Pas 20 minutave të para, semafori tregonte 34:37 për Ponte Prizrenin.

Në çerekun e tretë Ponte prap ishte skuadër më e mirë se Trepça dhe këtë 10-minutësh , e përmbylli me 22:26 apo në total, pas 30 minutave lojë shifrat ishin 56:63.

Drama edhe ngritja e adrenalinës basketbollistike në “Minatori” ishte rezervuar për në çerekun e fundit. Në këtë 10-minutësh, Ponte Prizreni e kishte epërsinë deri në 5 minuta e 29 sekonda para fundit, kur Samir Zekiqi ndalet në mënyrë të palejuar më pas nga dy gjuajtje të lira, realizon njëren dhe kështu e kaloi në epërsi Trepçën në 69:68. Më pas epërsia vazhdimisht ndërronte anë dhe klumin e vet, drama basketbollistike në Minatori e arriti në 34 sekondat e fundit. Fillimisht Anderson me këtë 3-pikësh e ngushtoi rezultatin në vetëm 1 pikë epërsi për prizrenas, 79:80 ndërsa në sulmin e radhës Canada huq tentimin për 2 pikë dhe i jep rastin vendasve që të kalojnë në epërsi. Në sulmin vendimtar, Samir Zekiqi pati mundësinë që t’ia sigurojë fitoren Trepçës por fillimisht ishte i pasaktë për 2 pikë por pasi kërceu në sulm, në tentimin e tij të dytë shkaktoi gabim në hapa, ndërsa kishin mbetur edhe 1 sekondë e 40 të qindtat deri në fund. Pas kësaj, ndaj Canadas u shkaktua gabim personal dhe ai pati të drejtën e ekzekutimit të dy gjuajtjeve të lira.

Herën e parë Canada shënoi ndërsa herën e dytë me qëllim e goditi tabelën, me ç’rast referët gjykuan topin për Trepçën e cila pati edhe 90 të qindtat e sekondës për sulm.

Gjatë këtij time outi, trajneri Selmani kërkoi që topi të shkon tek Andersoni dhe ai të tentoi për 3 pikë mirëpo fundori amerikan gaboi gjatë pranimit të topit dhe ndeshja përfundoi me fitore të Ponte Prizrenit, me rezultat të ngushtë 79:81

Pas këtij trumfi, Ponte Prizreni ka bilanc prej 10 fitoreve dhe 10 humbjeve në pozitën e katërt, sa ka edhe Bashkimi në pozitën e pestë, kurse Trepça me këtë humbje zbret në pozitën e gjashtë me 9 fitore dhe 11 humbje.

Ndeshjen e radhës , Trepça e zhvillon në Prizren kundër Bashkimit, të enjten me fillim nga ora 19 ndërsa dueli Ponte Prizreni – Z Mobile Prishtina është shtyrë për shkak të ndeshjes së kthimit të cilën prishtinasit e zhvillojnë të mërklurën mbrëma në Varese tyë Italisë.

Komentet janë të mbyllura.