Golden Eagle Ylli ka arritur fitore të thellë ndaj Apollonisë në Ligën Unike.
Therandasit fituan në shtëpi ndaj fierakëve me rezultat 80-59.
Josh Gray me 15 pikë ishte më i miri te Ylli, por u dalluan edhe Donatas Sabeckis me 13 pikë e transferi i ri Breon Pas që debutoi me 11 pikë e 3 kërcime në 16 minuta lojë.
Jaylen Bates me 13 pikë ishte më i miri te Apollonia.
Golden Eagle Ylli tash zhvillon edhe 2 ndeshje të tjera si vendas në Ligën Unike dhe sipas të gjitha gjasave, me Pejën pritet të jenë në Final Four i cili mbahet në fund të marsit në Tiranë. /AsistiOnline.com/



