Basketboll

DY DERBI NË XHIRON XXIII TË SUPERLIGËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Xhiroja XXIII e Superligës së Kosovës në basketboll e cila do të zhvillohet në fundjavë, më saktësisht nga e premtja, na sjell dy ndeshje interesante që luftojnë për plasman sa më të mirë nga pozita 2 deri 6.
 
Të premtën(nesër), luhet vetëm përballja në mes të  AFK Boreas dhe Ponte Prizrenit dhe fillon nga ora 16:30. Ky duel është dashur të zhvillohet të shtunën por për shkak se Palestra e Sporteve në Pejë, në ditët e vikendit do të jetë e zënë me organizimin e Epopesë së Dukagjnit, FBK-ja e ka miratuar ndërrimin e terminit.
 
Kështu, të shtunën me fillim nga ora 19:00, në program do të jetë vetëm një takim, njëra ndër kryendeshjet e javës e cila do të luhet në ”Sezai Surroi” të Prizrenit ndërmjet Bashkimit të udhëhequr nga  Jerenimo Sarin dhe mysafirëve nga Rahoveci të udhëhequr nga Bujar Loci. Ky takim është tejet interesant sepse të dyja ekipet kërkojnë fitore për të siguruar pozitë sa më të mirë startuese në çerekfinalet e Play Off-it, rreth ky i garave i shtuar në kalendarin e sivjetmë. Tashmë dihet se skuadrat e renditura në pozitën e parë dhe të dytë, pas përfundimit të pjesës së rregullt të stinorit, kualifikohen direkt në gjysmëfinale dhe presin fituesit e çerekfinaleve ( 3 – 6 dhe  4 – 5 ).
 
Ndërkohë e diela sjell dy takime, në Palestrën e zjarrtë ”13 Qershori” në Therandë, na pret super-takimi  Golden Eagle Ylli dhe KB Trepça. Ju kujtohet se takimi i fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave pati përfunduar me fitoren minimale të mitrovicasve (79:80) me “treshen” e Dwane Minnerit në të qindtat e fundit të atij dueli. Sigurisht se do të shohim një duel të jashtëzakonshëm dhe të bukur i cili fillon nga ora, 17:00 dhe do të transmetohet dirket në Artmotion dhe Klan Kosova.
 Xhiroja XXIII do të përmbyllet me duelin  Lipjani – Z Mobile Prishtina i cili zhvillohet të dielen nga ora 19:00, menjëherë pas përfundimit të derbit në Therandë. 
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë, Artmotion, e cila po bën revolucion në basketbollin tonë. Orari i transmetimeve të ndeshjeve të xhiros XXIII të Superligës së Kosovës në Basketboll, në Artmotion dhe Klan Kosova është si vijon:   

 

E PREMTE    22.03.2019          17:00  Borea – Ponte Prizreni      AS1

E SHTUNË    23.03.2019          19:00  Bashkimi – Rahoveci (AS1)

E DIEL, 24.03.2019                     17:00  G.E Ylli – Trepça (AS1) ;     19:00  Lipjani – Z.M Prishtina (AS1)

 

Komentet janë të mbyllura.