-Skuadra polake Dziki Varshava është shpallur sonte fituese e kompeticionit evropian ENBL League.
Ekipi i Dzikit fitoi finalen e madhe ndaj Manchester Basketball nga Anglia me rezultat final 97-109.
Ish lojtari i Trepçës Darnell Edge ishte prej më të mirëve te polakët sonte me 18 pikë, 5 kërcime e 5 asiste.
Final Fouri i këtij edicioni u mbajt në Weissenels të Gjermanisë me ekipin e Syntainics që fitoi ndeshjen për vendin e tretë ndaj Voluntarit të Rumanisë.
Në këtë kompeticion sivjet ishin pjesëmarrëse edhe dy skuadra kosovare Prishtina e Peja, por që u diskualifikuan për shkak të mosparaqitjeve në ndeshje dhe mos kryerjes së detyrimeve financiare.
/AsistiOnline.com/



