Basketboll

ERGIN GROSHA PËR 14 MINUTA LOJË REALIZON DOUBLE DOUBLE

Prishtinë (AsistiOnline) – Para pak çastesh, është përmbyllur pjesa e parë e takimit ndërmjet, AFK Boreas dhe Ponte Prizrenit i cili e hap xhiron XXIII të Superligës së Basketbollit Kosovar dhe skuadra mysafire nga Prizreni është duke udhëhequr me shifrat, 19:50.

Qendra e Pontes, Ergin Grosha për 14 minuta sa ishte në lojë, tashmë ka realizuar double double prej 12 pikëve dhe 11 kërcimeve kurse tek Borea, Aron Laja ishte më efikasi me 7 pikë dhe 6 kërcime.

Gjatë pjesës së parë të duelit, Ponte Prizreni pati 36 kërcime dhe 11 asistime kurse vendasit e Boreas 16 kërcime dhe 5 asistime. Ndeshja është duke u transmetuar direkt në Art Sport 1

Komentet janë të mbyllura.