Basketboll

TË HËNËN NDESHJE REVYALE NË SUHAREKË PËR NDER TË FAMILJES BERISHA DHE ISH-SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË FBK-SË, ISUF LUMI

Në organizim të KB Golden Eagle Ylli dhe në mbështetje të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në Suharekë do të organizohet një ndeshje revyale për nder të dëshmorëve të rënë të familjes Berisha nga Suhareka, si dhe për nder të ndjerit Isuf Lumi, ish-Sekretar i Përgjithshëm i FBK-së. I ndjeri Isuf Lumi ka qenë kryetari i parë i FBK-së pas mëvetësimit të sportit të Kosovës, ndërsa pasluftës për disa vite radhazi ka qenë në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të FBK-së, duke kontribuar kështu maksimalisht në të gjitha mënyrat në zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë.

Në këtë ndeshje revyale, e cila do të zhvillohet më 25 mars 2019 (e hënë) me fillim nga ora 18:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, do të takohen organizatori i këtij aktiviteti, KB Golden Eagle Ylli kundër kundër lojtarëve të huaj që luajnë në Superligën e Kosovës.

Agjenda e ndeshjes revyale (25.03.2019):

17:00 Ceremonia hapëse;

17:30 Paraqitja e ekipeve në fushë;

18:00 Fillon ndeshja;

19:30 Ceremonia përmbyllëse;

20:00 Darka e përbashkët.

Komentet janë të mbyllura.