Atë që e kemi paralajmëruar edhe në prag të ndeshjes së parë, ka ndodhur!
Bashkimi dominoj në brendi, me lojën në post të ultë, me pick n’roll dhe depërtime në thellësi njëkohësisht duke shtuar presionin maksimalisht në mbrojtje për të detyruar Borën në gabime e pastaj e ka dënuar me kundërsulme të shpejta.
Nga ana tjetër, Bora tentoi me u përgjigj me treshe dhe dominim në kërcime ku ishte më e mirë se Bashkimi në katër duelet direkte gjatë pjesës së rregulltë.Në fund, fitoi taktika e Jovoviqit fal edhe shfaqjes fantastike individuale të Shanon Ahorterit në fund i cili konkretizoi me saktësi planet e trajnerit të tij
Megjithatë, nuk duhet harruar se 8 minuta para fundit të ndeshjes së parë gjysmëfinale, Bashkimi ishte në telashe të madhe dhe minus prej 12 pikëve dhe mbyllja e mitrë e koshit nga ana e djemoshave të Zoran Kashqelanit si dhe efikasiteti i larftë për treshe, sidomos 4 treshet rresht të Jordan Dingle në fund të çerekut të tretë dhe fillim të katërtit , në një mënyrë realizuan planin e trajnerit të Borës, mirëpo dekoncentrimi në fund dhe shumë topa të humbur (sëmundja e vjetër e Borës) si pasoj e agresivitetit të mbrojtjes së Bashkimit i mundësuan portokallinjve fitore të ngushtë por shumë të rëndësishme në start të serisë gjysmëfinale, për të ruajtur avantazhin e fushës vendase.
Çfarë mund të presim sot?
Trajneri i Borës , Zoran Kashqelani sot nuk ka nevojë të “shpikë” diçka të re por vetëm duhet të përmirësoj 4-5 gjëra shumë konkrete që i kushtuan me humbje në ndeshjen e parë
E para , të ul numrin e topave të humbur nga 16 nën 12
Problemi më i madh në ndeshjen e parë ishin 16 topa të humbur nga të cilët Bashkimi shënoi 21 pikë dhe praktikisht, këtu edhe e humbi Bora ndeshjen
Për të [pamundësuar këtë, sot Kashqelan do të duhej të luante me dy plejmejkera (organizues), të organizoj më ngadal sulmin dhe të kontrolloj ritmin e lojës duke mos u ngut në sulm menjëherë pas kërcimit në mbrojtje por duke e stabilizuar lojën dhe duke i organizuar aksionet. Gjithashtu , përgjigja ndaj presingut zonal dhe mbrojtjes agresive te koshi i saj, Bora do të duhej të përdorte pasimet e thjeshta me blloka për t’iu shmang presionit dhe jo driblimin e rrezikshëm i cili i lejonte lopjtarëve të Bashkimit dyfishim dhe futjen e lojtarëve të Botrës në kurth dhe humbje të topit. Me këtë, Kashqelan do t’ja pamundësonte pikët e lehta në brendi skuadrës së Bashkimit
E dyta, mbrojtja e tranzicionit / kundërsulmit të shpejtë të Bashkimit
Në ndeshjen e parë, tranzicioni i shpejtë në mbrojtje ishte katastrofal për Borën dhe aty nuk pati disciplinë . Si pasoj e kësaj erdhën 13 pikë të shënuara nga Bashkimi.
Këtë Kashqelan mund ta ndryshoj kur pas çdo gjuajtje do të detyronte minimum 2 lojtarë të kthehen menjëherë, vetëm 1-2 lojtarë shkojnë në kërcim në sulm (jo të gjithë) sepse pastaj po vonohen në kthim në mbrojtje. Me fjalë tjera, moslejimi i dyhapëshave të lehtë në kundërsulm të Bashkimit do t’ia neutralizonte një armë të madhe të Jovovoqit dhe nëse e ndalon këtë, Bora do ta ngushtonte menjëherë rezultatin
E treta, mbrojtja e brendisë së trapezit dhe mbyllja e gjuajtjeve në afërsi
Në ndeshjen e parë Bashkimi ishte fantastik për 2 pikë duke realizuar 58% të tentimeve si rezultat i lojës së suksesshme në “post të ultë” dhe me finalizim të lehtë
Çka duhet të bëjë Bora është të mos lejoj pranimin e topit, lojtarët shtatëlartë të dalin përpara lojtërave të Bashkimit dhe të pamundësojnë atë pasim direkt në brendi i cili është arma më e fuqishme e Bashkimit kundër Borës. Gjithashtu, prishtinasit duhet të ndihmojnë në anën e dobët (ana e kundërt) dhe duhet të dyfishojnë shpejtë lojtarët sapo topi hyn në post. Me këtë , Kashqelani do të detyronte Bashkimin në gjuajtje nga jashtë ku në ndeshjen e parë ishte i dobët me vetëm 28 % të realizimit për 3 pikë (7/25)
E katërta, ndryshimi ritmin dhe të mos luaj lojën e Bashkimit
Problemi më i madh i Borës po qëndron në pranimin e ritmit të Bashkimit i cili dominoi me kontroll dhe tranzicion të shpejtë prandaj Bora, nëse dëshiron fitore sot duhet të luaj me sulme më të gjata (15–20 sekonda), me aksione të organizuara dhe më pak lojë kaotike sikurse në ndeshjen e parë. Duhet të përdor mbrojtjen zonal (2-3) për ta ngadalësuar lojën, sikurse bëri në ndeshjen e parë që dha fryt kur kaloi në avantzha (50:62). Me një fjalë, duhet ta ngadalësoj ritmin , me sulme të gjata edhe pse me lojë më “të shëmtuar” por kjo është formula e suksesit
E pesta, sulmi i Borës duhet të ketë më shumë pick & roll, më pak izolim statik
Problemi në ndeshjen e parë ishte sulmi i parashikueshëm në momente prandaj sot Kashqelan besoj se do të bëjë ndryshimin duke luajtur pick & roll të lartë me Cheese / Hunter në çdo posedim kyç dhe të kthej topin jashtë për treshe (kick-out për 3 pikë) pasi Bora ishte e mirë për treshe në ndeshjen e parë (42%).
Pa dyshim se Bora duhet edhe të jetë më aktive dhe jo shumë statike dhe të lëviz pa top në anën e kundërt (anën e donbët , jo vetëm në izolim) ku krijohet përparësi përmes aksionit dhe lopjës ekipore dhe jo vetëm me aksione individuale.
E gjashta , shfrytëzimi i bankës rezervë e cila është arma më e madhe e Borës
Në ndeshjen e parë, ishte ky një elemtn shumë i rëndësishën në lojën e Borës pasi mundësonte ruajtjen e freskisë së lojtarëve të prishtinasve . Kjo reflektoi me
38 pikë nga banka përkundër vetëm 7 nga Bashkimi.
Besoj se sot Kashqelani do t’ju jep më shumë minuta lojtarëve të pesëshes së dytë dhe të ruaj freskinë e lojtarëve kryesor për çerekun e katërt .
Bora ka mundësi të luaj me pesëshe më atletike dhe të fuqishme , me shumë presion dhe energji andaj besoj se sot do ta ndryshoj ritmin dhe ruaj freskinë e skuadrës
Shënjestër specifike: Shanon Shorter
Një taktikë të cilën besoj se sot do ta aplikoj Kashqelani është që të fokusohet pak më shumë edhe në lojtarin kryesor të Bashkimit në ndeshjen e parë, Shanon Shorterin i cili realizoij 28 pikë sidomos duke shpërthyer në fund të duelit , me topa të vjedhur, depërtime por edhe treshe. Atë Kashqelan mund ta ndal me dyfishim të shpejtë pas pick n’rollit, duke e detyruar ta pasoi topin më herët , mos ta lejon me e pranu topin lehtë duke i bërë presion dhe lodh duke vrapua për me e marr topin . Me këtë nuk e lejon të hyjë në ritëm dhe nëse e
e ndal Shorterin e ngadalëson gjithë Bashkimin sepse Anderson ende po e vuan lëndimin kurse Riley është më shumë shutër se plejmejker
Pra, çka presim nga Kashqelani sot:
• Mos ta jap ndeshjen me gabime
• Ndalja e kundërsulmeve të shpejta
• Largimi i topit nga brenda jashtë dhe detyrimi që të gjuajnë bnbga distanca që është pikë e dobët e Bashkimit
Në përmbyllje, nëse Bora ul topat e humbur, ndal kundërsulmet e Bashkimit, e mbron trapezin dhe lojën në brendi, ka gjasa të barazoj serinë në 1:1 përndryshe, Bashkimi l;ehtë do ta fitoj këtë duel.



