Basketboll

EKSKLUZIVE: PENZA BOJKOTON NDESHJEN NDAJ BASHKIMIT

Prishtinë (AsistiOnline) – Ndeshja derbi, ndërmjet Bashkimit dhe Penzës në kategorinë seniore elitare të Femrave nuk do të luhet, së paku jo sonte.
 
Burime të AsistiOnline, bëjnë me dije se lojtaret e klubit të Penzës janë në bojkot, madje qe 7 ditë ekipi nuk po stërvitet fare.
 
Kjo ndeshje, që me të drejtë cilësohej si derbi i xhiro’së në Superligën e Femrave, ishte e paraparë të filloj nga ora 21:00.
 
Por, një gjë është e sigurtë, ky takim së paku sonte nuk do të zhvillohet.

Komentet janë të mbyllura.