Under Header

spot_img

Rexhaj dhe Bytyqi përzgjedhen “Shpresa Olimpike 2026”

spot_img

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se basketbollistët e rinj, Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi, janë përzgjedhur në programin “Shpresa Olimpike 2026”, një iniciativë që mbështet talentet e rinj në sportet olimpike.

Nënshkrimi i kontratave është bërë në ambientet e Komiteti Olimpik i Kosovës, ku gjithsej 48 sportistë nga 19 sporte olimpike do të përfitojnë bursa mujore prej 150 euro gjatë gjithë vitit 2026.

Sipas FBK-së, përfshirja e Rexhajt dhe Bytyqit në këtë program është një tregues i potencialit të tyre dhe i perspektivës që ata përfaqësojnë për basketbollin kosovar në të ardhmen.

Dyshja shihet si pjesë e gjeneratës së re që pritet të japë kontribut edhe në nivelin e Përfaqësueses së Kosovës, veçanërisht në garat evropiane.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka theksuar se ky është numri më i madh ndonjëherë i bursistëve të rinj në këtë program, ndërsa vlera totale e mbështetjes arrin në 84,600 euro në vit.

Programi “Shpresa Olimpike” synon të ndihmojë zhvillimin e sportistëve të rinj përmes mbështetjes financiare dhe krijimit të kushteve më të mira për avancim profesional, ndërsa përfshirja e dy basketbollistëve konsiderohet një hap i rëndësishëm për të ardhmen e këtij sporti në Kosovë.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme