Basketboll

GOLDEN EAGLE YLLI – TREPÇA, KRYENDESHJA E DITËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Sot na presin dy takime shumë interesante, në xhiron e vikendit në elitën e Basketbollit Kosovar.

Padyshim që kryendeshja e komplet xhiros luhet sot, në Palestrën ‘’13 Qershori’’ në Therandë. Ku, Golden Eagle Ylli do ti bëjë konak Trepçës mitrovicase.

Kjo ndeshje pritet të jetë e zjarrtë, për faktin se të dyja ekipet janë duke luftuar për pozitë sa më të volitshme në Play Off të Ligës. Kjo super-ndeshje, nis nga ora 17:00 dhe transmetohet në ArtSport 1 si dhe Klan Kosova.

Edhe një takim tjetër interesant zhvillohet në Lipjan. Ku ekipi me po të njëjtin emër, pret Z Mobile Prishtinën e pamposhtur sivjet në Superligë. Sigurisht edhe në këtë takim pritet të ketë rivalitet të theksuar, kjo ndeshje nis nga ora 19:00.

Pa dyshim që adhuruesit e basketbollit kosovar, këto dy sfida mund ti ndjekin, ku tjetër? Përpos në Artmotion, Platformën më atraktive në vend, që po bën revolucion në Basketbollin Kosovar.

 

 

Komentet janë të mbyllura.