Basketboll

YLLI MPOSHT TREPÇËN, RIKTHEN VENDIN E DYTË

Prishtinë (AsistiOnline) –  Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Trepçën në derbin e xhiros së vikendit në Superligën e Basketbollit tonë.

Vendasit e Yllit, kanë mposhtur thellë Trepçën(77-61), që sonte ishte e pafuqishme ndaj armatës së ”Xhebrailave’ në Palestrën ”13 Qershori”.

Për gjatë gjithë takimit, ekipi i Arben Krasniqi e kontrolloi ndeshjen, duke i fituar të katër çerekët(23-10, 18-17, 15-13, si dhe 21-21). Por dallimi më i madh, u bë në çerekun e parë, kur Ylli iku në distancë prej 13 pikësh dhe deri në fund e mbajti epërsinë. E me këtë ritëm sigurisht fitorja në fund erdhi vetëvetiu.

Roly kyq në fitoren e therandasve kishin sonte, Clayton Everett me 18 pikë, Babmbale Osby me double, double(14pk, 13krc), Alban Veseli me 13 pikë si dhe Leonard Mekaj me 11 sosh.

Ndërsa në radhët e mitrovicasve u dalluan, Besnik Azemi me 14 pikë, si dhe kapiteni Valdrin Haxhiu me 10 pikë.

Pas kësaj fitore, Ylli rikthen vendin e dytë në tabelë dhe tashmë ka gjithsej 39 pikë. Përderisa Trepça, mbetet në pozitën e gjashtë me 32 pikë.

Komentet janë të mbyllura.