Basketboll

MESJAVA ME DY SUPER-DERBI NË SUPERLIGËN E MESHKUJVE

Prishtinë (AsistiOnline) –  Superliga e Kosovës në Basketboll për meshkuj, nuk do të pushojë as në mesjavë.

Super-takime të xhiros së 24-të na presin, të mërkurën dhe të enjtën në Palestrat kosovare.

Të mërkurën luhen dy takime: Super-derbi lokal, Ponte Prizreni – Bashkimi do të jetë pa dyshim një ndeshje e jashtëzakonshme. Për faktin se të dyja ekipet, janë nga po i njëjti qytet dhe synim të sivjetmë e kanë të jenë sa më lartë në Play Off. Në po të njëjtën ditë, luhet edhe takimi tjetër, Z Mobile Prishtina – AFK Borea. Të dyja këto takime luhen nga ora, 19:00.

Përderisa të enjtën, na pret edhe një super-përballje. Derbi i njohur si ”04”, në mes të Rahovecit dhe Golden Eagle Ylli, duel i cili kohëve të fundit është shëndrruar në një super-derbi dhe që pa dyshim do të jetë, ndër dy përballjet më interesante të xhiros, takimi fillon nga ora 19:00. Ndërsa, ndeshja e fundit e xhiros luhet në Mitrovicë, ku Trepça mitrovicase e pret Lipjanin. Ky takim starton nga ora, 20:30.

Vlen të ceket se deri para kësaj xhiro që zhvillohet në mesjavë, Z Mobile Prishtina prin në renditjen tabelare me 46 pikë, e pasuar nga Golden Eagle Ylli, Rahoveci dhe Ponte Prizreni.

 

Komentet janë të mbyllura.