Basketboll

DERBI RUS NË EUROLIGË I TAKON CSKA-SË

Prishtinë (AsistiOnline) – Derbi rus në Euroligën e Basketbollit Europian, sonte i ka takuar CSKA Moskës, kundrejtë Khimkit.

Në derbin e dy skuadrave ruse në Euroligë, duel i cili u zhvillua në ”Krylatskoe Sport Palace” të Khimkit, i ka takuar rivalit lokal, CSKA Moska me shifrat, 72-80.

Përgjatë tërë ndeshjes, CSKA Moska e kontrolli ndeshjen, duke fituar çdo çerek të ndeshjes(). Duke bërë që në fund fitorja me plotë meritë ti takonte ekipit të grekut, Dimitri Itoudis.

Më të spikaturit në fitoren e CSKA-së sonte ishin, Nando De Colo me 14 pikë, Kyle Hines me 12 pikë si dhe Cory Higgins me 11 sosh.

Përderisa tek Khimki u dalluan, Alexey Shved me 17 pikë si dhe Jordan Mickey me 15 sosh.

Me këtë fitore, CSKA Moska pozicionohet në vendin e dytë në tabelë. Përderisa Khimki në pozicionin aktual që ka, pozita e 13-të. Mbetet jashtë Play Off-it.

Komentet janë të mbyllura.