Basketboll

BAYERNI MBYLL STIORIN ME FITORE

Prishtinë (AsistiOnline) – Ekipi gjerman, Bayern e ka mbyllur me fitore por të pavlefshme, stinorin e rregult në Euroligë.

Gjermanët e Mynhenit, kanë mposhtur sonte lehtë, ekipin spanjoll Gran Canaria duke e mbyllur kështu një stinor mjaftë të mirë në Euroligë me fitore.

Bayerni që nga fillimi e deri në fund, sot e kishte rezultatin në duart e veta(26-20, 18-15, 29-18), me përjashtim të çerekut të fundit të cilin e humbi(11-24), por kjo nuk ndikoi që skuadra e Bayernit të befasohet sonte.

Më të spikaturit në fitoren e bavarezëve sonte ishin, Derrick Williams me 20 pikë, si dhe Vladimir Lucic me 13 sosh.

Tek Gran Canaria më të mirët ishin, Sander Siim Vene me 19 pikë, si dhe Jacob Wiley me 15 sosh.

Të dyja skuadrat eleminohen në stinorin e rregullt në Euroligë, pa arritur të futen në ”Play Off”.

 

 

Komentet janë të mbyllura.