Basketboll

DY SUPER-NDESHJE NË XHIRON E VIKENDIT NË SUPERLIGË

Prishtinë (AsistiOnline) – Një fundjavë tejet interesante, na pret këtë vikend në Superligën e Basketbollit Kosovar.

Java e 26-të, nis në plan program me ndeshjen, Trepça-AFK Borea, që luhet të shtunën me fillim nga ora, 17:00. Favorit i madh në letër, në këtë takim është ekipi mitrovicas.

Në po të njejtën ditë, zhvillohet derbi i ditës. Ponte Prizreni e pret në shtëpi, Rahovecin. Ndeshje kjo që premton spektakël në parket, duke ditur cilësitë e të dyja ekipeve. Kjo ndeshje nis në orën, 19:00.

Sa i përket së dielës, në kryeqytet zhvillohet derbi i javë. Lideri i tabelës, Z Mobile Prishtina e pret, vendin e dytë Golden Eagle Ylli. Ku sigurisht do të shohim ndeshje të jashtëzakonshme dhe të bukur për syrin e publikut. Kjo ndeshje nis në ora, 17:00.

Dhe krejt në fund, xhiron e 26-të e përmbyll takimi që luhet në qytetin e Lipjanit, ekipi me po të njëjtin emër, pret kampionin aktual të garës Bashkimin e Prizrenit. Kjo ndeshje starton në ora, 19:00.

Që të gjitha ndeshjet, transmetohen direkt në Platformën më atraktive në vend, që po bën revolucion në Basketbollin Kosovar, ArtMotion.

Komentet janë të mbyllura.