Basketboll

SUPERLIGA SOT VJEN ME DY NDESHJE SHUMË INTERESANTE

Prishtinë (AsistiOnline) – Sot starton xhiro e 26-të në elitën e basketbollit kosovar.

Në plan program janë dy takime, të cilat pritet të zhvillohen sonte.

Krye-ndeshja e ditës padyshim që na pret në Prizren, atje ku Ponte Prizreni e pret Rahovecin. Ekipe të cilat kërkojnë fitore për plasman sa më të mirë në ‘’Play Off’’. Kjo ndeshje nis në ora, 19:00.

Përderisa takimi tjetër, zhvillohet në Mitrovicë. Trepça favorite e pret AFK Borean, që po luan me lojtarë juniorë. Kjo ndeshje fillon në ora, 17:00.

Të dyja ndeshjet, transmetohen në Platformën më atraktive në vend, që po bën revolucion në basketbollin kosovar, ArtMotion.

Komentet janë të mbyllura.