Basketboll

MEGASPORTI FITON NË PODUJEVË, BARAZON SERINË NDAJ LLAPIT

Prishtinë (AsistiOnline) – Ekipi prizrenas, Megasport ka arritur që me fitore  të sontme, ta barazojë serinë e fitoreve ndaj Llapit të Podujevës në 1-1, ndeshje kjo e vlefshme për gjysmëfinalet e ”Play Off”-it në Ligën e dytë.

Prizrenasit e drejtuar nga Edon Godeni, ndeshjen e parë ndaj Llapit e kishin humbur në Prizren. Përderisa sonte kanë shënuar fitore me shumë telashe ndaj llapjanëve si mysafirë minimalisht, 68-69.

Ndeshja e dytë dhe vendimtare e kësaj serie, zhvillohet gjatë mesjavës në Prizren.

Komentet janë të mbyllura.