Duke e marr parasysh rrjedhën e dy ndeshjeve të para, strategjitë, statistikat dhe duke njohur tashmë filozofitë e trajnerëve Jovoviq dhe Kashqelan, po e japim një pasqyrë të asaj se çfarë duhet të bëjnë skuadrat për të fituar
BASHKIMI për ta fituar ndeshjen dhe ruajtur avantazhin e fushës vendase në këtë seri gjysmëfinale duhet të
1. ndalë trepikëshat e Borës duke bërë presion me dalje agresive ndaj shuterave (gjuajtësve) me sa më pak ndërrime të lojtarëve në mbrojtje (sëitch) dhe me sa më shumë luftim në blloka duke detyruar shuterat e Borës të gjuajnë nga gjysmëdistanca sepse nga aty kanë efikasitet të dobët
2. Sulmoj konstant në brendi të zonës duke i përdorur
• Pick & Roll pas të cilit po krijohen situata të lehta për shënime nën kosh
• topi po lëshohet në postin e ultë ku lojtarët shtatëlartë të Bashkimit (alo-qendra ose qendra) janë dominues në lojë me shpinë (pivot)
• Kundërsulme të shpejta në tranzicion të cilat nëse nuk konkretizohen me dyhapësh atëherë me shpejtësi, pa u vendos mbrojtja e Borës, topi lëshohet në brendi
3. Rris presionin në mbrojtje duke
• I dyfishuar dhe futur në kurth lojtarët me top (organizatorët) dhe detyruar në pasime të ngutshme.
• Duke i detyruar të ndalen me top pas driblimit dhe detyruar në pasime të gabueshme.
• Sulm ndaj lojtarëve me aftësi të limituar driblimi dhe të cilët nuk kanë aftësi të krijojnë situata për depërtime dhe për ta kthyer topin jashtë, me çka detyrojnë gabime
BORA për ta fituar ndeshjen duhet të
1. Hapë fushën maksimalisht, të zgjeroj lojën duke përdorur formacione ku aloqendra (4) dhe qendra (5) dalin jashtë dhe duke e qarkulluar topin shpejtë për t’i mos dhënë mundësi të vendosjes me kohë mbrojtjes së bashkimit dhe kirjuar atë “extra” lojtarin e lirë që gjuan për treshe
2. Të krijoj situata të ndërrimeve të gabueshme “mismatch” dhe sulmoj duke përdorur Pick & Pop e cila për Borën është armë perfektë sepse i nxjerr shtatlartët e Bashkimit jashtë zonës duke krijuar hapësirë për depërtime dhe krijon situata të lira për gjuajtje për 3 pikë. Kjo edhe shpjegon pse Bora ka përqindje më të mirë në treshe.
Për Bashkimin ky është problem në mbrojtje sepse kur alo-qendra ose qendra pivoti qëndron brenda atëjherë kemi situatë për gjuajtje të papenguar por kur ndodh e kundërta dhe nëse del jashtë me ndihmua atëherë krijohet hapësirë në brendi dhe hapet zona për depërtime.
Ky Pick n’Pop i Borës po krijon “huti” dhe “dilema mbrojtëse” pasi nxjerr jashtë lojtarët shtatëlartë të Bashkimit
3. Të ul numrin e topave të humbur nën 10 duke kontrolluar maksimalisht posedimin e topit dhe shmang gabimet që i japin Bashkimit mundësi për kundërsulme të shpejta dhe pikë të lehta
Bazuar në gjitha këto Agon Fehmiu i jep 3 skenarët e mundur për sonte … pas pak në AsistiOnline



