Under Header

spot_img

BASHKIMI – BORA 1:1 GJYSMËFINALJA E TRETË DO T’JETË SUPER E NXEHTË

Bashkimi me lojë fizike apo Bora me treshe?

spot_img

Ndeshja e tretë e serisë gjysmëfinale Bora – Bashkimi zhvillohet sonte në Sezai Surroi dhe rezultati aktual në seri është baras, 1:1.
Kjo seri super e ngushtë, e fortë, dramatike dhe fantastike basketbollistike deri tash pati dy episode ku të mërkurën e kaluar në Prizren, Bashkimi riktheu minusin prej 12 pikëve në 8 minutat e fundit dhe fitoi në sekondat e fundit me rezultat të ngushtë 73:70 kurse Bora në Prishtinë, me gjuajtjen e lirë në sekondat e fundit, fitoj me rezultat maksimalisht minimal 76:75.
Si mund të jetë sonte kjo gjysmëfinale super-super e nxehtë, dramatike dhe fantastike do ta shohim bazuar në statistikat e arritura dhe strategjitë e përdorura nga Jovoviqi dhe Kashqelani në dy ndeshjet e fundit.
Po ua zbërthej në aspekt taktik dhe analitik lojën e treguar dhe çka potencialisht mund të pritet sonte bazuar në të dhënat kryesore statistikore
Bashkimi Bora
• PIKË 74.0 73.0
• KËRCIME 31.5 32.5
• ASISTE 14.0 12.5
• TOPA TË VJEDHUR 7.5 5.0
• HUMBJE TOPI 14.0 10.5
• 2P% 55.3% 36.1%
• 3P% 34.0% 38.6%
• GJL% 76.9% 65.8%

Bazuar në këto statistika të arritura të ekipeve në dy ndeshjet e para, kjo na tregon se BASHKIMI ka dominuar në brendi të trapezit; ka preferuar lojë më fizike dhe ka kontrolluar lojën atëherë kur është zhvilluar përballje e afërt trup për trup.
Me këtë ka krijuar avantazh të madh n’efikasitet për 2P% (55%-36%) dhe përkthyer në shifra, është një dallim i madh sepse Bashkimi ka realizuar 35 dypikësha apo 70 nga 148 pikët në këto dy ndeshje për dallim prej vetëm 23 dysheve të Borës apo 46 pikë.
Bashkimi ka vjedh më shumë topa si rezultat i agresivitetit më të madh në mbrojtje dhe kjo ka mundësuar kundërsulme të shpejta.
Me fjalë të tjera , kur Bashkimi e kontrollon ritmin e lojës duke vendosur lojë pozicionale dhe lëshuar topin në brendi, sidomos në post të ultë e fiton përballjen me Borën

BORA nga ana tjetër është përgjigjur me mjeshtri duke imponuar ritmin e shpejtë të lojës, si rezultat i të cilës kanë kontrolluar hapësirën dhe duke e zgjëruar lojën kanë krijuar pozita të lira për treshe prej nga lojtarët e Borës ishin shumë më efikas se ata të Bashkimit.
Bora ka shënuar mesatarisht nga 12 treshe në një ndeshje apo 24 trepikësha në total që i bjen 72 pikë për dallim prej Bashkimit i cili ka realizuar nga 8.5 treshe për ndeshje apo në total 17 treshe që është dallim i madh pasi në total ka realizuar vetëm 51 pikë nga treshet. Pra, elemente dominuese të Borës ishin efikasiteti për 3P% (38.6% – 34%); gjithashtu është përmirësuar dukshëm në elementin që ka qenë pikë e dobët e saj: topat e humbur. Duke e kontrolluar këtë element dhe pas 16 topave të humbur në ndeshjen e parë që i kushtoi me humbje (duke lejuar kundërsulme të shpejta e pikë të lehta). Ishte pak më e mirë në kërcime.
Me fjalë të tjera, Bora fiton kur imponon lojën e hapur dhe me ritëm të shpejtë, duke mos lejuar vendosjen e Bashkimit në mbrojtje dhe e thyen me pasime të shpejta duke krijuar pozita të lira për treshe prej nga janë shumë më efikas se portokallinjtë

Kur e përmbledhim gjithë këtë që e thamë, për me e thjeshtua

BASHKIMI DOMINON kur aplikon mbrojtje agresive dhe e detyron Borën të bëjë gabime duke i shfrytëzuar kundërsulmet e shpejta për pikë të lehta dhe kur dominon në zonë duke e futur topin brenda ku lojtarët e Bashkimit janë fizikisht më të fuqishëm dhe shkathtë në lojë afër koshit duke shënuar për 2 pikë në brendi. Nga ana tjetër

BORA DOMINON kur e kontrollon kërcimin nën kosha dhe e imponon ritmin e shpejtë të lojës duke e qarkulluar topin më shpejtë dhe krijuar hapësira në mbrojtjen e Bashkimit dhe duke krijuar pozita të lira për treshe prej nga snajperistat e Borës janë shumë efikas

Pra, Bashkimi fiton me lojë fizike kurse Bora fiton lojë me ritëm dhe gjuajtje

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme