Basketboll

DITA DHE ORA E FINALES SË PARË, NË LIGËN E PARË

Prishtinë (AsistiOnline) – Finalja e ”Play Off”-it të Ligës së parë, dje ka mësuar kundërshtarët që do të ndeshen për një vend në Superligë, stinorin e ardhshëm.

Feronikeli dhe Vëllaznimi, kanë arritur në finale të ”Play Off”-it. Duke mposhtur Istogun, përkatësisht Don Boskon, me nga 2-0 në seri të ndeshjeve.

Ndeshja e parë e kësaj serie finale, luhet të shtunën që vjen në Drenas. Shkaku që Feronikeli e mbylli stinorin e rregullt si lider i renditjes tabelare dhe në ”Play Off”, do ta ketë përparësinë e terenit vendas.

Kjo ndeshje nis në orën, 19:00. Përderisa transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë, Art Motion. E cila po bën revolucion në basketbollin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.