Basketboll

NESËR NIS SERIA FINALE E LIGËS SË PARË

Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e nesërme nis, seria finale e ‘’Play Off’’-it të Ligës së parë.

Në Palestrën e Sporteve në Drenas, me fillim nga ora, 19:00. Feronikeli e pret Vëllaznimin e Gjakovës. Ekipi drenicas, ka përparsinë e terenit vendas, për faktin se në stinorin e rregullt ka përfunduar në vendin e parë.

Në finale, ekipi që arrin tre fitore inkuadrohet direkt në Superligë. Përderisa, humbësi i finales, ka edhe një rast që nëpërmes ndeshjes së ‘’Play Out’’-it të kërkojë Superligën.

Feronikeli dhe Vëllaznimi arritën në finale, duke mposhtur, Istogun përkatësisht Don Boskon me seri të ndeshjeve nga, 2-0.

Komentet janë të mbyllura.