Basketboll

YLLI MBYLL STINORIN ME FITORE TË THELLË, BOREA PËRSHËNDETET NGA SUPERLIGA

Prishtinë (AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka mbyllur me fitore(72-143), xhiron e fundit(28) të stinorit të rregullt në Superligë. Përderisa, Borea përfundimisht u përshëndet nga elita e basketbollit tonë.

Ekipi i Arben Krasniqit sonte ka mposhtur pa kurrfarë telashe, ekipin e Boreas që sivjet kryesisht luajti me juniorë, shkaku i telasheve financiare të klubit pejan dhe me humbjen e sontme e vulosi rënien nga Superliga.

Ndeshja që u luajt sonte nuk pati histori për faktin se, Golden Eagle Ylli që nga fillimi e deri në fund e kontrolli plotësisht takimin, duke bërë që çdo çerek i ndeshjes t’ju takojë thellë atyre(10-38-, 27-33, 18-40, 17-32).

7 lojtarë arritën pikë dyshifore tek Ylli sonte, Romelo Banks(23pk, 10krc), Leonard Mekaj(19pk), Ardit Pepaj(19pk), Garrius Holloman(17pk),  Bambale Osby(16pk), Clayton Everett(16pk), si dhe Altin Shala(14pk).

Përderia tek Borea me lojë të mirë u dalluan, Hamza Sylqa me double, double(12pk, 10ast), Aron Laja me double, double poashtu(11pk, 10 ast), si dhe Ilir Shala me 19 pikë e Denis Rabushaj me 13 sosh.

Pas kësaj fitore, Ylli mbyll stinorin e rregullt të Superligës në pozitën e 2-të me 46 pikë. Ndërsa Borea, përshëndetet nga elita e basketbollit kosovar nga vendi i fundit(8).

 

Komentet janë të mbyllura.