BASHKIMI AFËR TITULLIT, MPOSHT PRISHTINËN
Prishtinë (AsistiOnline) – Kampioni aktual i Kosovës në Superligën e femrave, Bashkimi i Prizrenit ka arritur të shënojë fitore(66-64) në ndeshjen e parë finale të ‘’Play Off’’-it.
Në fakt ndeshja ishte e paparashikueshme deri në fund, duke bërë që rezultati të dilte, herë në njërën e herë në tjetrën anë.
Loja e mirë e të dyja skuadrave bëri që çereku parë të përfundoj baraz, 14-14. Ndërsa, në çerekun e dytë, vashat prishtinase u treguan diçka më të mira se ato prizrenase dhe e mbyllën pjesën e parë në epërsi minimale, 32-34.
E pushimi nga pjesa e parë iu bëri mirë vashave pejane, sepse u këndellën dhe e arritën që ta marrin epërsinë, duke e mbyllur çerekun e tretë, 52-46. Çereku i fundjt, solli një luftë të paparë, por vashat prizrenase ishin më të vëmendshme dhe arritën të triumfonin në fund, 66-64.
Për këtë fitore të madhe të vashave prizrenase, sonte rol kryesorë pati amerikanja Danisha Shaw që realizoi, plotë 20 pikë, 8 kërcime si dhe shtoi 8 asistime, përderisa u dalluan edhe Mari Stewart me double, double(13pk, 11krc), si dhe Ulpiana Emra me 11 pikë.
Tek Prishtina me lojë të mirë u dalluan, Breawanw Farrar me plotë 26 pikë, si dhe Tykyra Williams me 18 pikë.
Ndeshja e dytë finale zhvendoset në Prishtinë.
Komentet janë të mbyllura.