Basketboll

PONTE PRIZRENI I PLOTË NË TAKIMIN E NESËRM, KTHEHEN LOJTARËT KRYESORË

Prishtinë (AsistiOnline) – Nesër starton ”Play Off”-i i Superligës së Basketbollit kosovar, në plan program me ndeshjen, Rahoveci – Ponte Prizreni.

Një lajm i mirë para kësaj sfide, ka ardhur për skuadrën e Ponte Prizrenit. Ekipit të drejtuar nga Arbnor Rifati i janë rikthyer nga lëndimet, dy lojtarët pothuajse kryesorë. Bëhet fjalë për qendrën, Urim Zenelaj si dhe fundorin, Elliot Cole.

Me rikthimin e këtyre dy lojtarëve kryesorë, drejtuesit e Ponte Prizrenit kanë thënë se opsioni i vetëm i tyre nesër në ”Mizahir Isma” është fitorja.

Takimi, Rahoveci – Ponte Prizreni, luhet nesër nga ora 19:00.

Komentet janë të mbyllura.