Basketboll

VALENCIA FITUESE E EUROCUP

Prishtinë (AsistiOnline) – Ekipi spanjoll, Valencia është fituesi i garës së dytë më prestigjioze të basketbollit në Evropë, Eurocup.

Ekipi spanjoll i Valencias që drejtohet pikërisht nga një spanjoll Jaume Ponsarnau, ka arritur që ta mposht në ndeshjen e tretë finale ekipin gjerman, Alba Berlin 89-63. Dhe kësisoji është shpallur kampione e kësaj gare prestigjioze evropiane.

Valencia mposhti ekipin e Alba Berlinit me seri të fitoreve prej 2-1.

Ekipi i Valencias , vitin e kaluar kishte marrë pjesë në Euroligë dhe kishte përfunduar stinorin në vendin e 11-të.

Komentet janë të mbyllura.