Basketboll

5-SHJA E XHIROS 27

BERISHA, KUQI, ZEKIQI, BASHIR DHE BANKS

BERISHA, KUQI, ZEKIQI, BASHIR DHE BANKS

  1. Fundori më i mirë i këtë javë përsëri ishte Dardan Berisha i Z Mobile Prishtinës. Si duket, Dardani është ndezur para Play Offit dhe kte herë në derbi ndaj Rahovecit thjeshtë thënë eksplodoi me 42 pikë e sidomos në çerekun dytë kur shënoi 21 nga 25 pikët e prishtinasve dhe me kontributin e tij fantastik e shpëtoi Prishtinën nga humbja dhe ia ruajti epitetin e të pamposhturës sivjet.

Përveç 42 pikëve, Dardani realizoi 8 kërcime, 6 asistime dhe pati 2 bllokada ndërsa ndaj tij u shkaktuan 9 faula duke i mundësuar që në vijën e gjuajtjeve të lira të pozicionet 16 herë prej nga pati saktësi impresionuese dhe qëlloi 15 sosh. Efikasitet të hatashëm pati edhe nga loja për dy dhe tri pikë duke qëlluar 6 dypikësha nga 7 tentime dhe 5 treshe nga 11 gjuajtje.

 

  1. Alo-fundori i xhiros 27 shpallet Egzon Kuqi, kapiteni i Golden Eagle Yllit në duel me Lipjanin. Ai ishte më efikasi i ndeshjes me 29 pikë por ajo që na fascinoi ishte preciziteti i tij maksimal për tri pikë: tentoi dhe qëlloi të gjitha 7 treshet. Me këtë, Kuqi barazoi rekordin e efikasitetit të dytë më të mirë të gjitha kohëve në basketbollin kosovar të cilin e mbante Marko Zhorzh, ish-fundori i Trepçës me po ashtu 7 treshe pa huqje kurse më i miri i gjitha kohëve edhe më tej mbetet ish fundori i Mabetexit, Vlladimir Anzulloviq me 8 treshe nga po aq tentime.

Përveç 29 pikvë, Kuqi shtoi edhe 4 kërcime, 3 asistime dhe vodhi 2 topa dhe me indeks të valorizimit plus 36 ishte alo-fundori i mesjavës.

 

  1. Alo më i mirë këtë javë shpallët Samir Zekiqi, kreatori i fitores së madhe të Trepçës në udhëtim tek Ponte Prizreni. Samiri shënoi 30 pikë duke qëlluar 13 nga 17 dyshet kurse nga vija e gjuajtjeve të lira realizoi 4 nga 6 tentimet. Kjo performancë e tij i mundësoi mitrovicasve të shpresojnë për pozitën e 5-të në fund të pjesës së rregullt.

 

  1. Në pozitën e alo qendrës këtë javë kemi amerikanin fanstastik të Prishtinës, Ahmed Bashirin i cili në super ndeshjen me Rahovecin luajti me double double fantastik prej 24 pikëve e 14 kërcimeve kurse ishte i pandalshëm në depërtimet e tij dhe rivalët u detyruan të shkaktojnë 6 faulla ndaj tij.

 

  1. Dhe 5-shen e kësaj jave e përmbyllim në pozitën e qendrës me gjigantin e Yllit, Romelo Banks që realizoi double double prej 14 pikëve e 13 kërcimeve , ndërsa shpërndau edhe 3 bllokada, duke qenë shtatlarti me indeksin më të lartë këtë javë.

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.