Basketboll

PRISHTINA I REVANSHOHET BASHKIMIT, BARAZOHET SERIA FINALE

Prishtinë (AsistiOnline) – Prishtina e ka mposhtur thellë Bashkimin, në ndeshjen e dytë finale të ”Play Off”-it të femrave.

Vashat kryeqytetase me fitore të thellë sonte në kryeqytet, kanë mposhtur ekipin e Bashkimit . Përderisa seria e fitoreve është barazuar në 1-1.

Në fakt Bashkimi e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar epërsi 5 pikëshe pas çerekut të parë 17-22. Në çerekun e dytë, Prishtina u këndell dhe rrimorri ndeshjen nën-kontroll, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 38-36.

Në pjesën e dytë, konkretisht në çerekun e tretë vashat prishtinase filluan shkëputjen e thellë, fillimisht këtë çerek e mbyllën 59-48. Përderisa, në çerekun e fundit, ruajtën epërsinë duke arritur fitore 78-68.

4 lojtare arritën pikë dyshifrore tek kryeqytetaset sonte, Irma Konjusha me 20 pikë, Braean Farrar me 18 pikë, Saranda Daci me 15 pikë e Tykyra Williams me 14 sosh.

Tek Bashkimi, vetëm dy lojtare arritën pikë dyshifore. Danisha Shaw 35 pikë e Mari Stewart me double, double(17pk, 10krc).

Pas kësaj fitore, Prishtina ka arritur të barazojë serinë finale në 1-1, ndërsa ndeshja e radhës zhvillohet në Prizren.

Komentet janë të mbyllura.