Basketboll

BASKONIA I REVANSHOHET CSKA-SË NË MES TË RUSISË

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra spanjolle e Baskonias e ka mposhtur Cska Moskën në Rusi, për ta barazuar serinë e ‘’Play Off’’-it në 1-1.

Ekipi bask sonte e diktoi tërësisht tempon e lojës, duke arritur fitore të madhe në fund 68-78.

Çereku i parë i takoi komplet ekipit të Baskonias(18-27). Përderisa në çerekun e dytë, CSKA u kthjell disi dhe e fitoi këtë çerek(19-15) por jo edhe pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, çereku i tretë vazhdoi në të mirë të mysafirëve nga Baskonia, kjo periodë u mbyll me shifrat, 52-66. Ndërsa në çerekun e fundit, ndeshja u bë shumë interesante sepse CSKA-ja arriti ta fitoi këtë çerek(16-10), por Baskonia nuk lëshoi pe, duke e fituar ndeshjen në fund 68-78.

Më të mirët në fitoren e Baskonias sonte ishin, Darrun Hilliard me 16 pikë e Shavon Shields me 15 sosh.

Tek CSKA-ja nuk mjaftuan për fitore, 15 pikët e Cory Higgins e  14 të Will Clyburn.

Komentet janë të mbyllura.