Basketboll

BASHKIMI E PRISHTINA PËR FITOREN E TRETË TË FINALES

Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte mbrëma zhvillohet ndeshja e tretë finale e ”Play Off”-it të Superligës së Femrave.

Në ”Sezai Surroi” të Prizrenit, vashat e Bashkimit i presin ato kryeqytetase në një ndeshje që pritet të sjellë emocione të mëdha në basketbollin kosovar femëror.

Bashkimi si vendas kërkon ta rrëmbejë avantazhin. Por, Prishtina në anën tjetër udhëton në Prizren e ngazëllyer pas fitores së fundit në kryeqytet me qëllim të vetëm fitoren.

Momentalisht seria e ndeshjeve është baraz 1-1. Andaj, cilido ekip që fiton sonte e merr avantazhin e serisë që përcakton titullin e kampionit në Superligën e Femrave.

Ndeshja nis në ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën e ekskluziviteteve, Art Motion.

Komentet janë të mbyllura.