Basketboll

GOLDEN EAGLE YLLI – RAHOVECI, DERBI I MADH I GJYSMËFINALES

Prishtinë (AsistiOnline) – Janë mësuar edhe dy gjysmëfinalistët e dytë të ”Play Off”-it të Superligës së basketbollit kosovar.

Golden Eagle Ylli – Rahoveci, do të jetë përballja e madhe gjysmëfinale e garës më interesante në basketbollin kosovar. Ekipe të cilat luajnë me rivalitet të madh ndaj njëra tjetrës. Ky derbi cilësohet si derbi ”04”. Rivaliteti i këtyre skuadrave është bërë i famshëm, shkaku i afërsisë territoriale që kanë mes vete këto dy ekipe.

Për këtë super-përballje janë rezervuar edhe dy datat e para të takimeve:

Ndeshja I E Martë, 23.04.2019 Ora 19:00.
Ndeshja II E Premte, 26.04.2019 Ora 19:00.

Ekipi që arrin tre fitore kualifikohet në finale, atje ku e pret fituesi i duelit: Z Mobile Prishtina – Bashkimi.

Komentet janë të mbyllura.