Skuadra e KB Vushtrria ka siguruar inkuadrimin në Ligën e Parë, pas fitores edhe në ndeshjen e dytë ndaj KB Kaçaniku.
Pas një serie të dominuar, Vushtrria tregoi stabilitet dhe cilësi në të dyja përballjet, duke mos i lënë shumë hapësirë kundërshtarit. Fitorja në ndeshjen e dytë vulosi gjithçka, duke konfirmuar rikthimin e merituar të skuadrës në një rang më të lartë garash.
Ekipi nga Vushtrria u shqua për organizim të mirë në lojë, efikasitet në sulm dhe disiplinë në mbrojtje, elemente që rezultuan vendimtare në këtë përballje direkte për inkuadrim.
Ky sukses përbën një arritje të rëndësishme për klubin dhe qytetin, duke hapur një kapitull të ri dhe më ambicioz në Ligën e Parë. Tani, sfida e radhës për Vushtrrinë do të jetë konsolidimi dhe paraqitja dinjitoze në Ligën e parë.



