Basketboll

SOT VENDOSET GJYSMËFINALISTI I KATËRT

Prishtinë (AsistiOnline) – Sot luhet ndeshja e fundit e serisë çerekfinale në play off-in e elitës së basketbollit kosovar, në mes të Rahovecit e Ponte Prizrenit.

Në arenën që u hap sivjet ‘’Mizahir Isma’’ e që në çdo ndeshje po stërmbushet përplotë qytetarë e tifozë rahovecianë, Rahoveci i motivuar e pret ekipin debutues të Superligës, Ponte Prizrenin që sivjet ka thyer çdo pritshmëri në basketbollin kosovar.

Seria aktuale e fitoreve është e barabartë 1-1. Në ndeshjen e parë, pati triumfuar Ponte Prizreni me atë trepikëshin e famshëm të snajperistit, Elliot Cole në sekondën e fundit të takimit.

Ndërsa, të premtën që lamë pas në Prizren Rahoveci mposhti prizrenasit duke iu revanshuar me fitore 72-76.

Edhe kjo ndeshje e sontme pritet të jetë shumë interesante në parket dhe sigurisht pritet një rivalitet tejet i madh edhe sonte.

Ndeshja fillon në ora 17:00, përderisa transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vend, Art Motion. E cila po bën revolucion në basketbollin kosovar. Si dhe transmetohet edhe në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.