Basketboll

PRISHTINA E PANDALSHME, FAZËN E PLAY OFF-IT E FILLON ME FITORE TË THELLË

Prishtinë (AsistiOnline) – Z Mobile Prishtina e ka nisur në  mënyrën më të mirë të mundshme, ”Play Off”-in e Superligës së basketbollit kosovar.

Kryeqytetasit kanë mposhtur thellësisht(111-74) ekipin e Bashkimit që sonte, nuk ishte aspak rival i denjë për të përzgjedhurit e Damir Mulaomerovicit.

Realisht historia e kësaj ndeshje u përcaktua qysh në çerekun e parë, kur Prishtina e mbylli këtë periodë +14(30-16). Ndërsa në çerekun e dytë e rriti avantazhin edhe më shumë duke e mbyllur pjesën e parë +20(53-33).

Dominimi i Prishtinës, vazhdoi edhe në çerekun e tretë, kryeqytetasit këtë periudhë e mbyllën 86-54. Duke arritur fitore të merituar në fund me shifrat e thella .

Për fitoren e Prishtinës sonte u përkujdesën: i zakonshmi Dardan Berisha me 24 pikë, Fis Rugova me 17 pikë, Ahmed Bashir me 14 pikë e Divine Myles me 12 sosh.

Tek Bashkimi më efikasët e ndeshjes ishin,  Lamar Wofford me 21 pikë, Jordan Capps me 17 pikë, si dhe Stiven Haney me 12 pikë.

Pas kësaj fitore, Prishtina e merr avantazhin e serisë gjysmëfinale të ”Play Off”-it në 1-0, përderisa edhe ndeshja e radhës zhvillohet në kryeqytet.

Komentet janë të mbyllura.