RAHOVECI – PONTE PRIZRENI 70:71 (0:1)
SUPERLIGA – ÇEREKFINALJA E PLAY OFFIT
Nga 6 tentime për tri pikë, Eliot Cole qëlloi vetëm një herë dhe ajo doli të jetë më e rëndësishme dhe vendimtare për fitoren e madhe dhe befasuese të Ponte Prizrenit në Rahovec.
Me treshen e shënuar në sekondën e fundit, heroi i këtij dueli, Eliot Cole i solli fitoren maksimalisht minimale Ponte Prizrenit, me rezultat 71:70 dhe epërsinë prej 1 me 0 në serinë çerekfinale të Play Offit.
Ndeshja e zhvilluar në një ambient fantastik në Mizahir Isma, para 3000 shikuesve, në fakt ishte maratonë dy ditore pasi filloi të martën mbrëma por u ndërpre dhe u shty për të mërkurën mbrëma sepse gjatë nxehjes në pushim ndërmjet të pjesëlojve, kapiteni i Ponte Prizrenit Qendrim Ajazaj gjatë tentimit për ngulitje theu tabelën dhe në mungesë të zëvendësimit, në përputhje me Propozicionet e Garave ky duel u vazhdua 24 orë më vonë.
Kjo pauz si duket u konvenoi të dyja palëve pasi në pjesën e dytë të zhvilluar të mërkurën, përgatiten një nga shfaqjet më të bukura dhe më dramatike të jo vetëm sivjet por në përgjithësi në histori të basketbollit kosovar, sa i përket fazës së Play Off-it.
Më të merituarit për kte triumf të Ponte Prizrenit ishin Scott, Canada dhe Zenelaj por pa e harruar edhe Cole-in i cili, edhe pse ishte dukshëm nënë mesataren e tij të shënimit të pikëve megjithatë qëlloi 3-shën vendimtare të fitores.
Përderisa Brandon Scott ishte më efikasi me 19 pikë e 6 kërcime, Malcolm Canada ishte lojtari më i dobishëm dhe kontribuoi me double – double prej 16 pikëve e 10 kërcimeve dhe shtoi dy katërshe, 4 asistime dhe topa të vjedhur. Sa i përket gjigantit prizrenas, Urim Zenelajt, atij i mungoi vetëm 1 pikë për dyshifror të dyfishtë, pasi e përmbylli ndeshjen me 9 pikë e 12 kërcime dhe shtoi nga tri asistime, topa të vjedhur dhe bllokada
Si tham Eliot Cole nuk ishte shumë efikas dhe luajti me vetëm 9 pikë e 5 kërcime por në fund e lau veten me treshen triumfale.
Tek nikoqirët tre lojtarë shënuan pikë dyshifrore.
Më efikasi edhe njëherë me radhë ishte Fredd Richardon me 18 pikë, 5 kërcime e 4 asistime por më i dobishmi ishte plejmejkeri Deshon Minnis i cili realizoi double double fantastik prej 17 pikëve e 16 kërcimeve, asistoi 3 herë dhe vodhi hiq më pak se 5 topa.
Në mesin e më të mirëve për Rahovecin ishte edhe Arian Qollaku me 16 pikë, 7 kërcime, 4 asistime dhe 2 topa të vjedhur.
Ponte Prizreni e nisi lojën në mënyrë fantastike me seri prej 9:0, me 6 pikët e Scottit dhe 3 të tjera të Canada-së ndërsa pikët e para në ndeshje Rahoveci i realizoi pas 3 minuta e 40 sekonda lojë përmes treshes sëRichardsonit dhe më pas Qollaku shënoi 2 pikë për 5 me 9.
Mirëpo, Ponte Prizreni realizoi edhe një tjetër seri po thuaj identike, kte herë prej 9 me 2 për të krijuar avantazh prej 11 pikëve (18:7).
Ishte ky një fillim i befasishëm i mysafirëve por treshja amerikane Standback, Richardson e Minis dhe Arian Qollaku i Rahovecit nuk lejuan që shkëputja e mysafirëve të rritet dhe fal shënimeve zbutën disavantahzin në7 pikë. Pas 10 minutave të para rezultati ishte18:25 në favor tëpër bardhezinjve nga Prizreni
Çereku i dytë u veçua me shumë gabime dhe pak pikë. Të dyja skuadrat së bashku realizuan 18 pikë… Rahoveci10 dhe Ponte vetëm 8.
Ishin dy shënimet rresht nga Deshon Minnis dhe Atik Koshi ato që afruan rezultatin nëvetëm në 3 pikë epërsi për Ponte Prizrenin, 24:27, kur kishin mbetur edhe 4 minuta e 6 sekonda deri në fund të pjesës së parë.
Gabimet e shumta të dyja skuadrave vazhduan dhe në mesin e aq shumë huqjeve, Elliot Cole me 4 pikë dhe Scott me 2 të tjera dhe Minnis me 4 pikë ekspres vendosën rezultatin final të pjesës së parë, 28:33.
Ndërkohë, pas pushimit dhe daljes për nxehje para fillimit të pjesës së dytë, ndodhi ajo që askush nuk e kishte pritur!
Tabela e koshit ku po stërvitnin lojtarët mysafir u thye.
Zyrtarisht u bë e ditur se kapiteni i Ponte Prizrenit Qëndrim Ajazaj gjatë tentimit për ngulitje e kishte thyer tabelën dhe në mungesë të një tjetre rezervë, konform propozicioneve të garave dhe marrëveshjessë skuadrave me zyrtarët e ndeshjes, u vendos qëdueli i parë i çerekfinales Rahoveci – Ponte Prizreni tëvazhdoj të mërkurën mbrëma nga ora 19.
24 orë më vonë, pasi ishte zëvendësuar tabela dhe skuadrat ishi tubuar sërish, ndeshja vazhdoi me ekzekutimin e një gjuajtjeje të lirë dhe rivënien në lojë nga Rahoveci pasi Ajazaj u ndëshkua me Gabim Teknik.
Fredd Richardon e huqi gjuajtjen e lirë ndërsa pas rivënies, Qollaku e humb topin kurse Canada në anën tjetër realizon 2 pikësh për 28 me 35 për ekipin prizrenas.
Përkundër këtyre huqjeve, çerekun e tretë e fituan basketbollistët vendas me 22:18 dhe e zvogëluan disavantazhin në minimum.
Mysafirët ishin në epërsi deri 1 minut e 25 sekonda pa përfunduar ky çerek kur Atik Koshi me këtë 2-pikësh barazoi rezultatin 50 me 50, ndërsa rezultatin përfundimtar pas 30 minutave lojë e vendosi Ergin Grosha me këtë gjuajtje të lirë, 50 me 51.
Në çerekun e fundit loja ishte krejtësisht e barabartë pasi skuadrat shënuan nga 20 pikë secila.
Ponte Prizreni pati epërsi konstante deri 6 minuta e 27 sekonda para fundit kur fillimisht Qollaku barazoi shifrat në 58 me 58 dhe më pas me ktë 3-pikësh e solli epërsinë e parë të Rahovecin në këtë ndeshje, epërsi që vendasit e mbajtën deri në 10 sekondat e fundit të ndeshjes.
Në fakt, kur në semafor kishin mbetur 38 sekonda Urim Zenelaj e barazoi rezultatin në 68 me 68, por më pas Minnis u faulua dhe nga dy gjuajtjet e lira realizoi të parën për ta rikthyer epërsinë e vreshtarëve në 69 me 68 kurse të dytën e huqi por kërceu dhe e riktheu topin në pronësi të Rahovecit duke ia kaluar Stanbackut i cili ndalet në mënyrë të palejuar. Edhe Fredd Richardson sikurse Minnis, realizon vetëm një nga dy gjuajtjet e lira realizoi për 70 me 68 kurse trajneri i prizrenasve Arbnor Rifati kërkoi një minutë pushimi.
Në sulmin e fundit, Matoshi pasoi tek Canada dhe ky e përcolli topin tek Elliot Cole i cili pa u hamendur fare …edhe pse i penguar… lansoi treshen e cila e gjeti cakun dhe i solli fitoren e madhe Pontes.
Ishte ky dueli i pestë i këtyre skuadrave sivjet dhe fitorja e dytë e Ponte Prizrenit.
Gjatë pjesës së rregullt të kampionatit Rahoveci kishte fituar tri herë dhe një herë Ponte por kjo fitore është shumë më domethënëse ngase e dërgon Ponten me një këmbë në gjysmëfinale të Play Offit.
Ndeshja e kthimit zhvillohet të premtën mbrëma në Prizren.
Komentet janë të mbyllura.