Basketboll

BASHKIMI FITON NË PRISHTINË, KAMPIONI VENDOSET NË PRIZREN

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit ka arritur fitore të madhe(71-79) si mysafire në kryeqytet ndaj vashave të Prishtinës duke e barazuar serinë finale të ”Play Off”-it në 2-2.

Vashat prizrenase janë kthyer me fitore të madhe nga kryeqyteti sonte dhe kështu titulli i kampionit tash do të vendoset në Prizren.

Qysh në fillim ndeshja nisi me intenzitet të lartë nga të dyja skuadrat dhe kjo bëri që çereku i parë të mbyllet baraz 19-19. Në çerekun e dytë, Prishtina arriti që ta mbyll pjesën e parë me +2(44-42), shkakku i një loje pak më të mirë se mysafiret.

Në pjesën e dytë, konkretisht në çerekun e tretë, Bashkimi arriti që të realizonte 16 pikë dhe të pranonte 14 sosh, kjo bëri që çereku i tretë të mbyllet përsëri baraz 58-58. Ndërsa, fitorja e madhe e Bashkimit erdhi në çerekun e fundit, vashat prizrenase u ndezën sidomos me shënimet e amerikanes Danisha Shaw dhe krijuan epërsi të bollshme për fitore 71-79.

Për këtë triumf të prizrenaseve sonte më të mirat ishin, Amerikania Danisha Shaw me double, double fenomenal(33pk, 10krc), amerikania tjetër Mari Stewart poashtu me double, double(23pk, 16krc), të ndihmuara edhe nga Vlera Vraniqi me 9 pikë e Aulona Muhadri me 6 sosh.

Tek Prishtina nuk mjaftuan për fitore, Era Shatri e Irma Konjusha me nga 16 pikë.

Pas kësaj fitore të madhe, Bashkimi barazon serinë finale në 2-2 dhe titulli i Superligës së femrave vendoset në Prizren të shtunën.

Komentet janë të mbyllura.