BARAZOHET GJITHÇKA, BARÇA TRIUMFON NDAJ EFESIT
Prishtinë (AsistiOnline) Barcelona e ka mposhtur Anadolu Efesin për ta barazuar serinë çerekfinale të Euroligës ndaj tyre në 2-2.
Katalunasit kanë arritur një fitore të mundimshme por shumë të vlefshme në luftë për gjysmëfinale ndaj turqve nga Stambolli.
Ndeshja nisi më mirë për Efesin që e përmbylli çerekun e parë me +7 epërsi(15-22). Por në çerekun e dytë, Barça reagoi dhe shënoi plotë 21 pikë dhe pranoi vetëm 16, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej ngushtë 36-38.
Barcelona fitores së madhe sonte, iu afrua në çerekun e tretë kur realizoi 27 pikë dhe pranoi vetëm 12 sosh, duke e mbyllur çerekun e tretë 63-50. Dhe në çerekun e fundit, katalunasit arritën fitore tejet të vlefshme me shifrat 82-72.
Më efikasët në takimin e sontëm tek Barça ishin, Kyle Kuric me 19 pikë, Ante Tomic me 13 pikë, si dhe Chris Singleton e Kevin Seraphin me nga 12 sosh.
Tek Efesi u dalluan, Shane Larkin me 20 pikë e Krunoslav Simon me 17 sosh.
Me këtë triumf Barcelona barazon serinë çerekfinale ndaj Efesit në 2-2. Ndërsa ndeshja kryesore dhe e fundit ku përcaktohet gjysmëfinalisti i katërt i Euroligës zhvillohet në Stamboll.
Komentet janë të mbyllura.