Basketboll

SUPER-RAHOVECI FITON PËRSËRI NË THERANDË, SERIA NGRITET NË 2-0

Prishtinë (AsistiOnline) – Rahoveci ka shënuar edhe fitoren e dytë ndaj Golden Eagle Yllit në Therandë, për t’ju afruar kështu finales së madhe të Superligës.

Ekipi i Bujar Locit, ka arritur që të marrë fitore të madhe sonte në ”13 Qershorin” e nxehtë, duke iu afruar kështu finales për vetëm edhe një fitore.

E gjithë ndeshja e sontme, ishte një spektakël në vete me të dyja ekipet që luanin gjatë tërë kohës furishëm. Ndërsa ishte Ylli që e mbylli çerekun e parë në epërsi 30-19. Në çerekun e dytë, Rahoveci u këndell dhe iu afrua Yllit në maksimum, pjesa e parë u mbyll 49-47.

Në pjesën e dytë, vazhdoi loja e fortë e skuadrave. ”Vreshtarët” e shfrytëzuan shumë mirë dekoncentrimin e Yllit dhe kështu arritën ta mbyllin çerekun e tretë në avantazh 67-69. Lojë nervash u zhvillua sidomos në periodën e fundit, sepse herë njëri ekip e herë tjetri rrimerte avantazhin. Por, Rahoveci në fund doli fitimtarë me rezultatin 78-80.

Për këtë fitore që e afron Rahovecin afër finales sonte u dalluan, amerikani Frederick Richardson me 25 pikë, amerikani tjetër Deshon Minnis me double, double(14pk, 13krc), si dhe Andrew Washington me 17 pikë.

Tek Ylli nuk mjaftuan për fitore, Bambale Osby me double, double(20pk, 10krc), si dhe Garrius Holloman me double, double poashtu(20pk, 16krc).

Rahovecit i duhet vetëm edhe një fitore për ta prekur finalen. Tash seria zhvendoset në Rahovec.

Komentet janë të mbyllura.