Basketboll

PRISHTINA KAMPIONE E RE E SUPERLIGËS SË FEMRAVE, FITON LA DECIMAN

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës është kampione e re në Superligën e Femrave për stinorin 2018/19.

Ekipi prishtinas ka arritur që para pak çastesh ta mposhtë Bashkimin e Prizrenit, në ndeshjen e pestë me shifrat 71-76 dhe kështu shpallet kampione e Kosovës për herë të dhjetë pas luftës apo fiton “La Deciman” .

Ishin vendaset nga Prizreni, ato që e nisën më mirë ndeshjen e sontme duke e mbyllur çerekun e parë 15-13. Ndërsa edhe çereku i dytë vazhdoi me dominimin e Bashkimit ngushtë duke u mbyllur pjesa e parë 39-34.

Përmbysja e madhe e Prishtinës erdhi pikërisht në çerekun e tret, vashat prishtinase me lojë të fortë arritën që tamarrin rezultatin për vete duke e mbyllur këtë periodë 63-70. Dhe fitorja e tyre u sigurua në çerekun e fundit me shifrat 71-76.

Për triumfin e sontëm që ju sjelli titullin e kampionit vashave prishtinase u përkujdesën, Saranda Daci me double, double(18pk, 11krc), Tykyra Williams poashtu me double, double(16pk, 14krc), Irma Konjusha me 15 pikë, Ermelinda Shatri me double, double(14pk, 13krc), si dhe Braennan Farrar që realizoi 13 sosh.

Tek Bashkimi vetëm amerikania Danisha Shaw realizoi pikë dyshifore, plotë 41 sosh si dhe 7 kërcime e 7 asistime.

Me këtë fitore dhe me seri të përgjithshme 2-3 ndaj Bashkimit, Prishtina ka arritur t’i fitoj të tre trofetë e edicionit 2018/19 të basketbollit femror: Superkupën 2018, Kupën 2019 dhe tash titullin e Kampioneve.

Duke i falënderuar platformës Artmotion dhe transmetimeve ekskluzive të gjitha ndeshjeve finale, sivjet si kurrë më parë, shikuesit kanë pasur mundësi të shohin përparimin e basketbollit femror kosovarë.

Seria e sivjetme finale ndërmjet këtyre dy skuadrave është më e bukura dhe më dramatike në histori të basketbollit të pavarur kosovar dhe na rikujtoj lojërat që bënte ish Universiteti në ligën ndërkombëtare Trocal.

Në këto 20 edicionet e pasluftës, Prishtina e cila dikur quhej Universiteti, ka fituar 10 tituj kurse Bashkimi dhe Penza kanë nga 5 tituj secila.

Prishtinaset me emrin Universiteti kanë dominuar nga viti 2001 deri 2006, pastaj ishin kampione në vitet 2013, 2014 e 2016 dhe sonte kompletuan La Deciman.

Bashkimi ka fituar titujt në edicionet 2000, 2007, 2008, 2009 dhe vitin e kaluar (2018) kurse vashat e Penzës nga Peja ishin kampione në edicionet 2010, 2011, 2012 , 2015 dhe 2017.

Ishte ky një edicion që shënoi përparim në basketbollin femëror dhe sinjal se në të ardhmen duhet të investohet edhe shumë më tepër në këtë konkurrencë.

Komentet janë të mbyllura.