Basketboll

SOT MËSOHET EMRI I KAMPIONIT NË SUPERLIGËN E FEMRAVE

Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte luhet ndeshja e pestë finale e ‘’Play Off’’-it në Superligën e Femrave.

Bashkimi i Prizrenit që në këtë seri finale e pati përparësinë e terenit vendas, pret në ‘’Sezai Surroi’’ skuadrën e  vashave të Prishtinës.

Momentalisht seria e fitoreve është e barabartë 2-2. Ndërsa me fitoren e mundshme të cilësdo skuadër sonte, shpallet kampioni i Kosovës në Superligën e Femrave për edicionin 2018/19.

Kampione aktuale të Kosovës, janë pikërisht vashat e Bashkimit që mposhtën ato të Prishtinës vitin e kaluar.

Ndeshja e sontme nis në ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë, Art Motion. E cila po bënë revolucion në basketbollin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.