Basketboll

PRISHTINA FINALISTI I PARË I SUPERLIGËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës, Z Mobile Prishtina është finalisti i parë në Superligën e Kosovës.

Ekipi prishtinas ka arritur ta mposhtë Bashkimin e Prizrenit edhe në ndeshjen e tretë(95-98), duke siguruar kështu një vend në finale të ”Play Off”-it të Superligës.

Qysh në fillim Prishtina e diktoi tmepon e lojës më mirë se vendasit dhe kjo bëri që të mbyllej çereku i parë 14-21. Në çerekun e dytë loja ishte paksa më e baraspeshuar, Bashkimi luajti më mirë se në çerekun e parë dhe ngushtoi avantazhin e Prishtinës, duke u mbyllur pjesa e parë 41-45.

Në pjesën e dytë, Prishtina ishte më kërkuese por jo të shkëputej aq shumë dhe çereku i tretë u mbyll 67-77, në të mirë të prishtinasve. Krejt në fund, fitorja e merituar për Prishtinën erdhi në çerekun e fundit, edhe pse prizrenasit 1 minutë para fundit e barazuan rezultatin në 90-90, por Prishtina në fund ishte e vëmendshme dhe arriti fitore me shifrat 95-98.

lojtarë arritën pikë dyshifrore sonte, 3 lojtarë. Divine Myles arriti dyshiforë të dyfishtë(26pk, 12ast), Mikaile Tmusic realizoi 30 pikë, si dhe Ahmed Bashir u dallua me 25 sosh.

Tek Bashkimi u dalluan, Drilon Hajrizi realizoi 26 pikë, Jordan Capps 22 pikë, Wofford 15, Haney me 14 e Karanezi me 10 sosh. Por që nuk mjaftuan për fitore.

Pas kësaj fitore, Prishtina kalon në finale të Superligës me seri të përgjithshme ndaj Bashkimit 3-0. Ndërsa, ekipi prizrenas përfundon stinorin me këtë humbje.

Komentet janë të mbyllura.