Basketboll

ANADOLU EFESI MERR BILETËN E FUNDIT PËR ”FINAL FOUR”

Prishtinë (AsistiOnline) – Anadolu Efes është gjysmëfinalisti i fundit i ”Play Off”-it të Euroligës.

Ekipi turk nga qyteti i Stambollit, ka arritur që ta mposhtë para pak çastesh në ”Abdi İpekçi Arena”, ekipin mysafirë të Barcelonës në ndeshjen e pestë të serisë dhe kështu ka siguruar gjysmëfinalen e një gare prestigjioze, siç është Euroliga.

Në fakt ndeshja nisi më mirë për mysafirët nga Katalonia që e mbyllën çerekun e parë me 5 pikë avantazh 23-28. Por, nuk vonoi shumë dhe në çerekun e dytë menjëherë erdhi kundërpërgjigjja nga Efesi, këta të fundit me lojë të mirë shfrytëzuan rënien e Barçës dhe mbyllë pjesën e parë 47-42.

Ndeshja e fortë, vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Të dyja ekipet kërkonin fitore për gjysmëfinale, minimalisht më të mirë në çerekun e tretë u treguan mysafirët që e fituan këtë periudhë +1(14-15). Përkundër lojës së mirë të të dyja ekipeve sonte, në çerekun e fundi ekipi i Efesit ishte më i kujdesshëm dhe arriti fitore shumë të vlefshme me shifrat 80-71.

Pesë lojtarë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Efesit sonte: Vasilije Micic me double, double(10pk, 10krc), Shane Larkin e Adrien Moerman me nga 18 pikë, si dhe Rodrigue Beaubois e James Anderson me nga 11 pikë.

Ndërsa tek Barça nuk mjaftuan për fitore, Chris Singleton e Thomas Heurtel me nga 12 pikë, si dhe Ante Tomic me 10 sosh.

Me këtë fitore, Anadolu Efes bëhet gjysmëfinalisti i katërt i Euroligës me ç’rast aty do të takohet me rivalin lokal po nga Stambolli, Fenerbahçen.

Ndërsa, Barcelona me këtë humbje përfundon stinorin e Euroligës për sivjet.

Komentet janë të mbyllura.