Basketboll

PRISHTINA PA TELASHE MORRI AVANTAZHIN E SERISË FINALE NDAJ RAHOVECIT

Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e djeshme është luajtur finalja e parë e ‘’Play Off’’-it të Superligës së basketbollit kosovar.

Prishtina e ka fituar shumë më lehtë se që është pritur përballjen e parë ndaj Rahovecit. Dhe kështu ka bërë një hap të madh drejt titullit kampion i Kosovës.

Kryeqytetasit në çdo periudhë të lojës, triumfuan bindshëm dhe kështu pa telashe arritën fitore në fund 110-82.

Rolin kryesorë në fitoren e Prishtinës e pati i zakonshmi Dardan Berisha me 20 pikë, por me lojë shumë të mirë u dallua edhe Mikaile Tmusic që realizoi 18 sosh.

Tek Rahoveci, vetëm dy lojtarë arritën pikët dyshifrore. Deshon Minnis realizoi 30 pikë, si dhe amerikani tjetër Frec Richardson shtoi 13 të tjera.

Komentet janë të mbyllura.