Basketboll

SHKB TIRANA KAMPIONE E SUPERLIGËS SË FEMRAVE NË SHQIPËRI PAS 20 VITESH

Prishtinë (AsistiOnline) – SHKB Tirana është kampionja e re në konkurencën e Femrave në Superligën e Shqipërisë.

Ekipi nga kryeqyteti i Shqipërisë, ka rikthyer titullit e kampionit pas 20 vitesh në Tiranë. Vashat nga kryeqyteti i Shqipërisë kanë mposhtur në seri 3-0, pikërisht rivalet lokale SHKBTF Tiranën dhe janë stolisur me titullin e kampionit.

Sfida e sontme e zhvilluar në ”Asllan Rusi” përfundoi me rezultatin 79-64 për SHKB Tiranën, që rikthen titullin në kryeqytet pas 20 vitesh.

Kupën vashave nga Tirana ua dorëzoi Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari.

Komentet janë të mbyllura.