Basketboll

LEONARD I MAHNITSHËM, IA SIGURON FINALEN TORONTOS

Prishtinë (AsistiOnline) – Toronto Raptors janë ekipi fnalist i dytë i Konferencës Lindore në NBA.

Ekipi kanadez, ka arritur që në sekondat e fundit, ta fitojë takimin ndaj Philadelphias 76ers, me rezultatin 92-90.

Në prezencën e afro 21 mijë shikuesve, Kawhi Leonard është bërë hero i skuadrës së Torontos, kur ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve(90-90), Leonard gjuajti nga një pozitë shumë e vështirë nga gjysmëdistanca, por duke qenë i saktë dhe duke sjellur gëzim të madh për të pranishmit në Scotiabank Arena të Torontos.

Plotë 41 pikë shënoi Leonard në fitoren e Torontos, ndërsa u ndihmua edhe nga Serge Ibaka me 17 pikë e Pascal Siakam me 11 pikë.

Tek Phila, nuk mjaftuan për fitore: Joel Embiid me double, double(21pk, 11krc), J.J Redick me 17 pikë dhe Jimmy Butler me 16 sosh.

Me këtë fitore, Toronto kalon në finale të Konferencës Lindore, ku do të takohet me Milwaukee Bucks.

Për Philadelphia 76ers përfundon stinori, që ishte ndër më të mirët, viteve të fundit për ta.

Komentet janë të mbyllura.